REFUZON OFERTËN
Bolt refuzon ofertën e skuadrës evropiane
18 October, 2018 @12:33
Tetë herë fituesi Olimpik i sprintit, Usain Bolt, ka refuzuar ofertën e klubit maltez, kanë bërë të ditur mediat e huaja sot.
Bolt 32 vjeç ka refuzuar ofertën e fundit të ardhur nga ekipi Valletta, derisa ai vazhdon të jetë pjesë e ekipit australian, Central Coast Mariners.
Rekorderi botëror i shpejtësisë, Bolt, ka shënuar dy gola për ekipin australian deri tash, ndërsa agjenti i tij ka thënë se ai nuk është i interesuar të vazhdojë karrierën në Maltë, përkundër mundësisë të luajë në futbollin evropian.
“Ne i dëshirojmë Usain Boltit gjithë të mirat në karrierën e tij si futbollist. Oferta jonë do të jetë e hapur gjithmonë për te,” ka shkruar shefi ekzekutiv i Vallettas, Ghasston Slimen, pas refuzimit të ofertës nga Bolt. (bbc)