Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

19 November, 2021 @18:00

Pas dy javëve pushim për shkak të futbollit të kombëtareve, rikthehen ndeshjet e ligave.

Nuk do të ketë më futboll të shteteve deri në mars dhe i gjithë koncentrimi do të jetë te klubet.

Pesëshja e zgjedhur për këtë fundjavë është si vijon:

1. Leicester - Chelsea (e shtunë, 13:30)

Në mesin e spekulimeve për të qenë kryetrajner i Manchester United në të ardhmen (gjë që s’besoj që do të ndodhë), Brendan Rodgers i Leicesterit këtë javë do të ketë punë me Chelsean..

Ndeshja e parë e ditës së shtunë në Premier League pritet të jetë mjaft interesante dhe ndonëse Leicesteri momentalisht është në pjesën e dytë të tabelës, prapë mbetet skuadër e mirë që mund ta mposhtë cilëndo skuadër.

Para pushimit të kombëtareve, Chelsea barazoi befasisht ndaj Burnleyt në shtëpi .Në atë ndeshje u shfaqen problemet e Chelseat të vitit të kaluar: shpërdorimet e shumta para portës. Tuchel nuk do të donte që kjo të ndodhë edhe ndaj Leicesterit, ku nuk do të kenë aq shumë mundësi për gol sa patën ndaj Burnleyt.

Chelsea po mbrohet në mënyrë fantastike këtë sezon dhe për Leicesterin nuk do të jetë i lehtë shënimi, por nëse Leicesteri shënon herët, ndeshja do të jetë edhe më e mirë.

 

2. Lazio - Juventus (e shtunë, 18:00)

Një fillim jo i mirë i sezonit, e nuk po ndihmojnë as lëndimet e shumta, por “Zonja e Vjetër” po lufton maksimalisht me ata lojtarë që po i ka në dispozicion. 14 pikë larg kreut pas 12 xhirove nuk është vendi ku Juventusi do të donte të ishte, por situata është e tillë për momentin.

Këtë të shtunë Juventusi do të luajë ndaj Lazios në Romë, një ndeshje aspak e lehtë.

Lazio ka formë të luhatshme, por për momentin ndodhet mbi Juventusin në renditje dhe ka skuadër të luftojë për një vend në top-katërshe, sidomos nëse Immobile vazhdon të shënojë. Njëkohësisht, kjo nuk i shkon për shtati Vedat Muriqit tonë, i cili me gjasë do të largohet në janar.

Në 5 ndeshjet e fundit mes tyre në të gjitha garat, të dyjat kanë fituar nga dy herë, e një ndeshje ka përfunduar me barazim, shifra që tregojnë se ndeshjet mes tyre kanë qenë gjithmonë të mira. E mirë do të jetë edhe kjo!

 

3. Liverpool - Arsenal (e shtunë, 18:30)

Prej skuadrave evropiane që e nisën keq sezonin, por që u përmirësuan dukshëm është edhe Arsenali. Londinezët e Artetës momentalisht dhe disi çuditërisht ndodhen vetëm 2 pikë larg Liverpoolit në renditje.

Të shtunën në Anfield, Arsenali luan ndaj Liverpoolit që duket se do të ketë disa mungesa nga formacioni bazë, por 19 herë kampioni anglez shumë herë ka dëshmuar se është skuadër e pjekur mjaftueshëm të fitojë edhe me mungesa.

Te Arsenali, rikthehen Partey, Aubameyang e Tierney, lojtarë mjaft të rëndësishëm të skuadrës.

Favorit për fitore është Liverpooli, por është një klasike angleze dhe patjetër që është për t’u shikuar. Nëse Liverpooli shënon herët, mund të bëhet ndeshje e pashikueshme, me Arsenalin që di të shpërqëndrohet keq kur pranon herët, prandaj shpresojmë që kjo të mos ndodhë.

 

4. Barcelona - Espanyol (e diel, 21:00)

Ndeshja e parë e Xavit si kryetrajner i Barcelonës. Mjeshtri i madh dhe njëri prej tre lojtarëve kryesorë në epokën e artë të Barcelonës tashmë ka një detyrë të re, shumë më të vështirë, ta rikthejë Barcelonën në vendin e saj.

Në debutimin e tij si trajner te Barcelona, Xavi do të përballet me Espanyolin, kundërshtarin nga i njëjti qytet, që momentalisht ka pikë të barabarta me Barcelonën.

Ka plot të rinjë të talentuar te Barcelona, e ka plot të “moçëm” që duhet të largohen, prandaj sytë e të gjithëve do të jenë te Xavi dhe mënyra se si ai do ta menaxhojë këtë situatë.

Ndaj Espanyolit do të duhej të fitonte. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

 

5. Inter - Napoli (e diel, 18:00)

A ka fuqi e përvojë Napoli i Amir Rrahmanit të luftojë për titull deri në fund të sezonit apo përsëri do të dorëzohet herët, siç ka bërë shumë herë?

Kur Napoli ishte në kulmin e tij në 10 vitet e fundit, për fatin e keq të tij, në kulm ishte edhe Juventusi, prandaj titulli ishte pothuajse i pamundur për ish-skuadrën e Maradonës, por këtë vit është ndryshe.

Kampionati është më i hapur dhe favorit absolut nuk ka. Rënia e Juventusit i ka bërë mirë futbollit italian dhe këtë sezon lufta për titull është më e hapur se ç‘mbahet mend.

Të dielën Napoli i Rrahmanit udhëton në Milano për t’u ndeshur me Interin, kampionin në fuqi të Italisë.

Duke qenë 7 pikë larg kreut, Interit padyshim që i duhet fitorja më shumë se Napolit dhe presioni është më i lartë te Interi, shto këtu faktin që luan në shtëpi.

Është prej ndeshjeve ku secili prej rezultateve është i mundshëm dhe prandaj është prej ndeshjeve që nuk duhen humbur.

 


DEAN SMITH

Trajneri i ri i ekipit, lëvdon Rashicën

Premier League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Trajneri i ri i ekipit, lëvdon Rashicën

18/11/21 @ 15:43

KLINË

KF Dukagjini me autobus të brenduar

FFK Superliga

KF Dukagjini me autobus të brenduar

18/11/21 @ 14:41

SKENDERAJ

Kryesia e KF Drenica jep dorëheqje

FFK Superliga

Kryesia e KF Drenica jep dorëheqje

18/11/21 @ 10:53

PREZANTOHET TIMONIERI I RI I PRISHTINËS

Abdulah Ibrakovic prezantohet te Prishtina

FFK Superliga/International/Transfere

Abdulah Ibrakovic prezantohet te Prishtina

17/11/21 @ 21:35

TALENTI: ARBËR BYTYQI

Prizrenasi i pazëvendësueshëm te Shqipëria U19

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria/Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë

Prizrenasi i pazëvendësueshëm te Shqipëria U19

17/11/21 @ 20:48

NDAHEN RRUGËT

Prishtina zyrtarizon ndarjen me trajnerin që i bëri kampion

FFK Superliga/Transfere

Prishtina zyrtarizon ndarjen me trajnerin që i bëri kampion

17/11/21 @ 19:38

TULIPANËT NË BOTËROR

Holanda i kthehet Botërorit, me biletën e fundit direkte nga Evropa

Kualifikimet për Botëror/International

Holanda i kthehet Botërorit, me biletën e fundit direkte nga Evropa

16/11/21 @ 22:47

NGA KONFERENCA E SELEKTORIT SYLVINHO

Për arritjen e objektivit, ndaj Gjeorgjisë patjetër duhen pikë

Liga e Kombeve/Shqipëria

Për arritjen e objektivit, ndaj Gjeorgjisë patjetër duhen pikë

13/10/24 @ 16:43

STËRVITJE E MIRË PARA DUELIT NDAJ QIPRIOTËVE

Përkushtim, para ndeshjes ndaj Qipros

Liga e Kombeve/Kosova

Përkushtim, para ndeshjes ndaj Qipros

13/10/24 @ 14:43

UEFA PUBLIKON DËNIMET

FFK është dënuar me 61 mijë euro nga UEFA

Liga e Kombeve/Kosova

FFK është dënuar me 61 mijë euro nga UEFA

13/10/24 @ 13:11

NJOFTIMI I FSHF-së

Pajaziti lë grumbullimin, Shqipëria arrin në Gjeorgji

Liga e Kombeve/Shqipëria

Pajaziti lë grumbullimin, Shqipëria arrin në Gjeorgji

13/10/24 @ 12:50

BORA - VËLLAZNIMI

Bindshëm ndaj Vëllaznimit, Bora arrin fitoren historike

FBK Superliga

Bindshëm ndaj Vëllaznimit, Bora arrin fitoren historike

12/10/24 @ 20:50

PRISHTINA - PEJA

Damiree Burns i pandalshëm, Prishtina mposhtë Pejën

FBK Superliga

Damiree Burns i pandalshëm, Prishtina mposhtë Pejën

12/10/24 @ 19:08

BORA - VËLLAZNIMI

Bora - Vëllaznimi, pesëshet startuese

FBK Superliga

Bora - Vëllaznimi, pesëshet startuese

12/10/24 @ 18:50

LITUANIA - KOSOVA

Kosova kryen detyrën, kthehet me fitore nga Lituania

Liga e Kombeve/Kosova

Kosova kryen detyrën, kthehet me fitore nga Lituania

12/10/24 @ 16:56

PRISHTINA - PEJA

Prishtina - Peja, pesëshet startuese

FBK Superliga

Prishtina - Peja, pesëshet startuese

12/10/24 @ 16:53

LITUANIA - KOSOVA

Lituania - Kosova, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Kosova

Lituania - Kosova, 11-shet startuese

12/10/24 @ 13:50


 
Të gjitha lajmet nga