Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

1 April, 2022 @11:30

Fundjava e parë e prillit, që është muaji më i rëndësishëm i sezonit në futbollin e klubeve.

Duke filluar nga kjo fundjavë e përfshirë edhe mesjavët, ky muaj do të jetë i mbushur me shumë ndeshje të mira për t’u shikuar, si në liga vendore e si në gara evropiane.

Pesëshja e zgjedhur për këtë fundjavë është kjo:

1. Burnley - Manchester City (e shtunë, 16:00)

Ndonëse u mendua se City kishte ikur shumë përpara dhe do të ishte e vështirë që ndonjë skuadër t’i afrohej dhe të luftonte për titull me të në dy muajt e fundit të sezonit, Liverpooli ka arritur që ta bëjë këtë. Kjo edhe falë gabimeve të shumta të Cityt.

Nëntë xhiro para fundit, City ka vetëm 1 pikë më shumë se Liverpooli dhe gara për titull në nëntë xhirot e fundit pritet të jetë mjaft interesante.

Këtë të shtunë City ka punë me Burnleyn, skuadër kjo që është në një situatë tejet të palakmueshme dhe pas një kohe të gjatë, rrezikon të rikthehet në Championship.

Liverpooli ndeshjen e vet e luan para Cityt dhe nëse Liverpooli fiton, që me gjasë do të ndodhë, City do të ketë edhe më shumë presion në këtë ndeshje ndaj Burnleyt.

 

2. Dortmund - RB Leipzig (e shtunë, 18:30)

I dyti me të katërtin e Gjermanisë dhe dy prej skuadrave që shënojnë plot gola, sidomos kur luajnë ndaj njëra-tjetrës.

Dortmundi nuk do ta lëshojë atë vendin e dytë, por nuk do ta arrijë as të parin, ndërkohë që Leipzigu po lufton për ta mbyllur sezonin në top-katërshe. Nëse shohim emrat e lojtarvëve të larguar nga kjo skuadër verën e kaluar, mund të themi që Leipzigu po kalon një sezon mjaft të mirë. Janë në çerekfinale të Europa Ligës dhe gjithashtu kanë gjasa reale për ta mbyllur sezonin në top-katërshe të ligës.

Në Bundesligë të gjitha ndeshjet janë të hapura dhe të mira për futbolldashësit. Padyshim që do të jetë edhe kjo.

 

3. Atalanta - Napoli (e diel, 15:00)

Rënia e çuditshme e formës së Interit e ka bërë garën për titull në Itali shumë interesante. Tetë xhiro para fundit, edhe Milani e edhe Napoli kanë shumë të drejtë të besojnë në titullin kampion.

Skuadra e Amir Rrahmanit këtë fundjavë i shkon Atalantas së Berat Gjimshitit në Bergamo, një vend aspak i lehtë për të fituar.

Vendasit kanë vuajtur shumë me lëndime këtë sezon dhe për momentin janë larg Juventusit, që është rikthyer në formë në pjesën e dytë të sezonit dhe e ka marrë vendin e katërt dhe vështirë se do ta lëshojë më.

Përfshirë edhe ndeshjen e parë të këtij sezoni në Napoli, Atalanta i ka fituar 3 ndeshjet e fundit ndaj Napolit, statistikë që dëshmon se Napoli nuk do ta ketë të lehtë as këtë herë.

Për ta fituar titullin, Napoli në çdo ndeshje të mbetur duhet të shkojë për fitore, përfshirë edhe në përballjen e kësaj fundjave.

 

4. Juventus - Inter (e diel, 20:45)

Jo në momentin më të mirë të mundshëm, Interi i shkon Juventusit në Torino. Po të luhej kjo ndeshje në pjesën e parë të sezonit, Interi do të ishte pak më favorit për fitore, por jo tash.

Interi ka rënie të dukshme e Juventusi ka përmirësim të dukshëm dhe këto e bëjnë shumë më të vështirë këtë udhëtim të Interit.

Një fitore në 5 ndeshjet e fundit është forma e Interit në Itali, e gjatë atyre 4 ndeshjeve Interi çuditërisht ka lëshuar pikë ndaj Sassuolos, Genoas, Torinos e Fiorentinës. Kjo ecuri negative e ka ndryshuar komplet rrjedhën e luftës për titull në Itali dhe tetë xhiro para fundit titulli nuk është më i Interit për ta humbur.

Ndoshta pushimi i kombëtareve i ka bërë mirë Interit dhe do ta tregojë forcën e kampionit në Derby d’Italia. Do ta shohim.

 

5. Barcelona - Sevilla (e diel, 21:00)

Para ardhjes së Xavit e transfereve të janarit, kishte pikëpyetje se a do ta arrinte vendin e katërt në La Liga Barcelona. Tash, Barcelona mund të besojë fuqishëm edhe në vendin e dytë.

Me një ndeshje më pak, Barcelona ka vetëm 3 pikë më pak se Sevilla e vendit të dytë, skuadër kjo që pas pushimit dimëror pati rënie të formës, për dallim nga Barcelona, që po fiton dhe po luan futboll fantastik.

Të dielën mbrëma Barcelona e pret Sevillën në shtëpi, takim që duhet të jetë i mirë për t’u shikuar. Po të luhej kjo ndeshje në fillim të epokës Xavi, do ta parashikoja si një ndeshje me pak gola, por tash Barcelona është krejt tjetër dhe shënimin e golave nuk duket se e ka më problem.

Favorite për ta fituar Europa Ligën dhe me gjasë favorite edhe për ta marrë vendin e dytë në Spanjë, sezoni i Barcelonës nuk mund të përfundonte më mirë se kaq, nëse marrim parasysh të gjithë parametrat. Disa largime në verë e disa ardhje të qëlluara, Barcelona do të jetë edhe më e mirë vitin tjetër.

 


NIGERIA

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

Botërori/Kualifikimet për Botëror/International

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

31/03/22 @ 21:57

GELSENKIRCHEN

Schalke vlerëson Blendi Idrizin, ia vazhdon kontratën

Bundesliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Schalke vlerëson Blendi Idrizin, ia vazhdon kontratën

31/03/22 @ 16:22

KUPA E KOSOVËS

Kupa e Kosovës, shorti për gjysmëfinalet

Kupa e Kosovës

Kupa e Kosovës, shorti për gjysmëfinalet

31/03/22 @ 13:35

FIFA RANKING

Rangimi në FIFA: Kosova me ngjitje rekord

Kosova/International

Rangimi në FIFA: Kosova me ngjitje rekord

31/03/22 @ 11:46

QATAR 2022

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

31/03/22 @ 11:29

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Distria Krasniqi fiton me ippon, kalon në çerekfinale

Lojërat Olimpike/Xhudo

Distria Krasniqi fiton me ippon, kalon në çerekfinale

28/07/24 @ 11:50

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Donjeta Sadiku fiton duelin e parë, 2 fitore larg medaljes

Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku fiton duelin e parë, 2 fitore larg medaljes

27/07/24 @ 23:19

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Ndeshja hapëse në basketboll, Australia mposhtë Spanjën

International

Ndeshja hapëse në basketboll, Australia mposhtë Spanjën

27/07/24 @ 12:53

GJITHÇKA PËR LO "PARIS 2024" DHE ORARI I SPORTEVE

Kryesoret që duhet t’i dini për “Parisi 2024”

Lojërat Olimpike/Xhudo

Kryesoret që duhet t’i dini për “Parisi 2024”

26/07/24 @ 13:43

HUAZIM ME OPSION BLERJEJE

Evertoni huazon mesfushorin e Napolit!

Premier League/Serie A/Transfere

Evertoni huazon mesfushorin e Napolit!

26/07/24 @ 13:16

NUK ANKOHEN!

Bordeaux shpall falimentimin!

Ligue 1/International

Bordeaux shpall falimentimin!

26/07/24 @ 11:30

PAVIC RIKTHEHET NË SUPERLIGË

Branimir Pavic ritkhehet te Vëllaznimi

FBK Superliga/International/Transfere

Branimir Pavic ritkhehet te Vëllaznimi

26/07/24 @ 11:15

BREIDABLIK - DRITA

Debutuesit shënojnë, Maloku fantastik, Drita fiton në Islandë

Conference League/FFK Superliga

Debutuesit shënojnë, Maloku fantastik, Drita fiton në Islandë

25/07/24 @ 23:46

BRONDBY - LLAPI

Llapi deklasohet në Danimarkë, pranë eliminimit

Conference League/FFK Superliga

Llapi deklasohet në Danimarkë, pranë eliminimit

25/07/24 @ 20:52

LOJËRAT OLIMPIKE

Lojërat Olimpike Paris 2024, orari i xhudistëve nga Kosova

Lojërat Olimpike/Xhudo

Lojërat Olimpike Paris 2024, orari i xhudistëve nga Kosova

24/07/24 @ 14:14


 
Të gjitha lajmet nga