SHQIPËRIA DHE MIQËSORET
5 përfaqësueset që dështuan
5 November, 2015 @10:01
Shqipëria tashmë botërisht dihet se do të luajë miqësore me Kosovën dhe Gjeorgjinë në datat e lira nga FIFA e UEFA për muajin nëntor.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka bërë të ditur se ka qenë vështirë të aranzhohet në këtë kohë një miqësore, duke ia hedhur fajin Play-Offit për EURO 2016 dhe afatit të shkurtër për marrëveshje.
“Kemi qenë në kontakt me Kroacinë, Bullgarinë, Poloninë, Finlandën dhe Qipron ndër të tjera,” ka bërë të ditur Shulku.
Ndeshja Kosova - Shqipëria luhet më 13 nëntor në Prishtinë, ndërsa tjetra, Shqipëria - Gjeorgjia luhet më 16 nëntor në Tiranë.