Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

6 lojtarë me koronavirus në Premier League

6 lojtarë me koronavirus në Premier League


19 May, 2020 @18:26

Me shpresën që do të mund ta rinisin kampionatin shumë shpejt, Premier League këto ditë po teston lojtarët për koronavirus. Pas vendimit që klubet të rikthehen në stërvitje, por të stërviten në grupe të vogla, kanë filluar edhe testet e lojtarëve.

E në testimet e kryera gjatë datave 17 dhe 18 maj, gjithsej 6 lojtarë nga 3 klube të ndryshme kanë dalë pozitiv, ndërkohë që në total janë bërë gjithsej 748 teste për këto dy ditë. Përveç lojtarëve raportohet të jenë testuar edhe anëtarët e tjerë të klubeve.

Se cilët lojtarë nga cilët klube nuk është bërë e ditur, ndërsa mbetet të shihet se si kjo do të ndikojë në vazhdimin e kampionatit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League