RIKUJTIM

6 vjet prejse Real Madrid ateroi në Tiranë
20 January, 2016 @15:03
Ishte 20 janari i vitit 2010, dhe të gjitha mediat botërore të sportit përmendnin Shqipërinë. Arsyeja e kësaj ishte gjiganti spanjoll Real Madrid, i cili kishte arritur në Tiranë, për ta zhvilluar ndeshjen kundër skuadrës së Gramozit në stadiumin kombëtar, Qemal Stafa.
Kjo ndeshje ishte zhvilluar me karakter të një turneu miqësor, ndërsa në fund rezultati doli të jetë 2-1 në të mirë të madrilenëve.
Atë botë, kryetrajner i Realit ishte Manuel Pellegrini, ndërsa kampioni i shumfishtë europian doli në fushë me përbërje të plotë, duke luajtur me lojtarët kryesorë si: Cristiano Ronaldo, Kaka, Guti, Raul, Ramos, Benzema etj.
Megjithatë, hija e zezë e kësaj ndeshjeje të madhe u bë ndërprerja e rrymës elektrike pas përfundimit të pjesës së parë, që shkaktoi pritje 90 minutëshe për rifillimin e ndeshjes.
Skuadra e Gramozit, atë vit garonte në Kategorinë Superiore dhe ky ishte viti i fundit i kësaj skuadre në elitën e futbollit shqiptar ndërsa sot, Gramozi garon në rangun e tretë të futbollit shqiptar.
Video
Formacionet startuese
GRAMOZI: | Shehi; Semina, Dragushi, Kukaj, Vrapi; Lilaj, Babaj, Devolli, Mukaj; Xhafaj, dos Santos | ||
REAL MADRID: | Dudek; Ramos, Garay, Metzelder, Marcelo; Gago, Guti, Granero, Kaká; Ronaldo, Raúl. |