FIFA
6 vjet suspendim dhe 1 milionë franga denim
24 March, 2021 @14:56
Ish-kryetari i FIFA-së, zvicerani Sepp Blatter, është dënuar rëndë nga FIFA.
Blatter dhe ish-sekretari i përgjithshëm Jerome Valcke, janë dënuar me nga 1 milionë franga dhe 6 vjet e 8 muaj mospjesëmarrje në çdo aktivitet të lidhur me futbollin.
Sepp Blatter akuzohe se ka dhënë të drejtat televizive nën vlerën real të tregut CFU-së (Unionit të Futbollit të Karaibeve) me çmim prej 600 mijë dollarëve, për Botërorin 2010 dhe 2014.
Ndërsa akuza tjetër ndaj Blatterit është për pagesën e dyshimtë ndaj kreut të atëhershëm të UEFA-së, Mitchel Platini, prej 2 milionë frangëve (BBC).