NGA FFK
Suspendohen me 3 ndeshje pas kacafytjes
24 March, 2021 @14:38
Përballja mes Vllaznisë së Pozharanit dhe Ferizajit e zhvilluar në fundjavë, ku vendasit shënuan fitore bindëse 3-0 nuk kaloi krejtësisht qetë.
Kjo pasi që të dyja skuadrat janë në rrezik nga rënia dhe pikët ishin të rëndësishme për secilën.
Duke pasur parasysh këto rrethana, kacafytja ndodhi në lojë dhe referët e ndeshjes ndëshkuan dy futbollistë me kartona të kuq pas grindjes në lojë.
E kjo bëri që, Ardit Gashi i Vllaznisë dhe Gentrit Halili i Ferzajit të dënohen me nga 3 ndeshje moslojë për shkak të kartonëve të marrë në këtë mënyrë.
Këtë e ka vërtetuar edhe FFK-ja në njoftimin e lëshuar pas mbledhjes së KD-së, ku dyshes i është shqiptuar dënimi duke u bazuar në raportin zyrtar të ndeshjes.