ARSENAL - CHELSEA
70 minuta udhëheq, në fund mposhtet…
29 December, 2019 @17:00
S’ka fitore as në ndeshjen e dytë për Mikel Artetan si drejtues i Arsenalit.
Në duelin e sotëm ndaj Chelseat, duel me shumë tension e shumë karton të verdhë, Arsenali u mposht 1-2 nga Chelsea, përkundër faktit që ishte në epërsi për plot 70 minuta lojë!
Aubameyang shënoi për epërsinë e Arsenalit në minutën e 13’ dhe pjesa e parë po dominohej bindshëm nga Arsenali, derisa një ndryshim taktik nga Lampard, Jorginho në vend të Emerson në minutën e 34’, bëri që Chelsea të stabilizohej në vazhdim të ndeshjes.
Një dalje jo e mirë nga Leno bëri që Jorginho (83’) ta barazonte rezultatin, e më pas një kundërsulm fantastik u mbyll me gol nga Abraham (87’), duke bërë që Chelsea për herë të parë këtë sezon të fitojë me përmbysje në Premier League.
Kështu, Chelsea ruan epërsinë nga skuadrat që po i afroheshin në luftë për top4, kurse Arsenali momentalisht është i 12-ti në klasifikim.
Granit Xhaka, siç duhet rrugës për te Hertha e Berlinit, mungoi për Arsenalin sot, kurse Shkodran Mustafi u inkuadrua në minutën e 23’ pas lëndimit të Chambers dhe luajti deri në fund të ndeshjes.