Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - CHELSEA

Xhaka jashtë skuadrës, konfirmim që po largohet?

Xhaka jashtë skuadrës, konfirmim që po largohet?


29 December, 2019 @14:07

Me fillim nga ora 15:00, sot Arsenali dhe Chelsea përballen mes vete në “Emirates Stadium”.

Ditëve të fundit ka spekulime serioze që Granit Xhaka është në rrugë për t’u transferuar te Hertha e Berlinit në Bundesligë, ndërkohë sot ai nuk është pjesë e 18-shes së Arsenalit për ndeshjen me Chelsean, gjë që shton edhe më tepër dyshimet për një largim të tij nga Arsenali.

Webfaqja zyrtare e Arsenalit ka shkruar që Xhaka sot mungon për shkak të “gripit”, arsyetim i zakonshëm nga skuadrat para ndonjë largimi të lojtarëve.

Ndërkohë, Shkodran Mustafi ndodhet në bankën rezervë.

11-SHET STARTUESE:

ARSENAL: Leno; Maitland-Niles, Chambers, Luiz, Saka, Torreira, Guendouzi, Nelson, Ozil, Aubameyang; Lacazette.

CHELSEA: Kepa; Rudiger, Zouma, Tomori; Azpilicueta, Emerson, Kante, Kovacic; Willian, Mount, Abraham.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League