Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR VIKEND

9 super ndeshjet e fundjavës

9 super ndeshjet e fundjavës


Shkruan: LUAN MORINA

22 April, 2017 @9:00

Ndeshjet e rëndësishme bëjnë që kësaj radhe nëntë ndeshje të jenë në fokus për “pesëshen” e kësaj fundjave. Kronologjikisht prej të shtunës në ora 15:00 Dinamo - Hajduk, deri të dielën para gjumit 21:15 me Lyon - Monaco, nëntë duele për gurmanë futbolli.

1. Dinamo Zagreb – Hajduk Split (e shtunë, ora 3)

Ante Coric është ndoshta emri i parë që do të dal nga Dinamo e Zagrebit për në Evropë. Por, gjasat janë që ekipi më i korruptuar në Ballkan të pushoj nga Liga e Kampionëve vitin e ardhshëm me Rijekën në formë të mirë për të siguruar titullin e parë në Kroacinë e pavarur.
Talentet nuk mungojnë tek Dinamo, vetëm se do të marrin pak kohë për tu zhvilluar.

DH

Ndërkohë Hajduk nuk po mundet të gjej rrugën ndërmjet talenteve dhe përvojës. Në mesin e talenteve të cilat mund të shpërthejnë tek ky ekip janë Ardit Deliu i cili nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë sezon, si dhe dy shtyllat kryesore të mbrojtjes së Hajdukut këtë sezon, Hysen Memolla dhe Ardian Ismajli. Dy(tri) arsye për të parë klasiken kroate këtë fundjavë.

2. Chelsea – Tottenham (e shtunë, ora 6e15)

Temperaturat e motit kanë lëvizur në drejtim të kundërt me temperaturat në futboll. Në rrezik për të mos sjell tituj, shumë trajnerë kanë marr seriozisht Kupën e Anglisë këtë sezon, dhe për këtë kemi gjysmëfinalet më të mira viteve të fundit. Kjo është njëra prej tyre.
Personalisht jam i mendimit që titulli është punë e kryer, dhe se Chelsea s’mund të lëshoj më shumë pikë në ligë.

'

Por, fitorja në këtë ndeshje do të ishte një lloj ngushëllimi për Tottenham ndoshta, si dhe në të kundërtën një injeksion vetëbesimi për Chelsean. Gabimin që kanë bërë shumica e trajnerëve në Premier League, ndër ta edhe Pocchettino, u ka kushtuar me humbje. S’duhet të përshtaten në formacionin e Chelseat – 3-4-4, përkundrazi të bëjnë lojën e tyre dhe rezultati s’do të mungonte. Java e kaluar është shembull i përkryer për këtë.

3. Monchengladbach – Dortmund (e shtunë, ora 6e30)

Thomas Teuchel ka dy vite dështim në krye të Borussisë së Dortmundit. Paaftësia e tij për të bërë një ekip konkurrues, sidomos në Bundesligë, përkundër një ekipi goxha të thellë dhe transferimeve të realizuara boll herët verën e kaluar, dëshmon që nuk është ndoshta i pjekur mjaftueshëm profesionalisht për të konkurruar për tituj. Në mos edhe ndoshta nuk është trajner për ekipe të mëdha.

;

Në anën tjetër ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve tek emnakët e tyre nga Monchengladbachu ka kryer punë sezoneve të fundit. Në fakt për ta ndoshta do të ishte më mirë pushimi nga Evropa për të konsoliduar ekipin i cili do të mbetet pa së paku dy prej figurave kryesore në fushë.

4. Sporting – Benfica (e shtunë, ora 9e30)

E vetmja gjë që mund të bëj Sportingu këtë sezon në Portugali është ti prish punë Benficës në luftë për titull. Shanset e tyre për titull kanë përfunduar moti kohë, dhe mund të kënaqen me pozitën e tretë që për herë të fundit dërgon portugezët në Ligën e Kampionëve (prej sezonit tjetër të kampionatit, vetëm dy të parët nga Portugalia shkojnë në Ligën e Kampionëve).

k

Për të dy ekipet vera do të jetë e rëndësishme në mbajtjen e talenteve kryesore, jo të shumta, që kanë. Një veçori interesante këtë sezon është se të dy këta rivalë të qyteti bazohen në sulmues jashtë botës latine për të shënuar gola. Mitroglou ka pasur sezon të mirë për Benfican, por larg më i mirë ka qenë Bas Dost.

5. Arsenal – Manchester City (e diel, ora 4)

Arsene Wenger heq presionin nga veti me fjalët që ‘suksesi në kupë nuk përcakton të ardhmen’ e tij. Nëse e ardhmja e tij akoma nuk është përcaktuar, dhe nuk është larg Arsenalit, atëherë nuk di sa poshtë duhet të fundosen ‘topçinjtë’ për të ndërruar kahjen.

G

Largimi i Wenger s’mjafton në fakt. Do të duhej zhveshja edhe nga ‘yjet’ tjera. Ndërkohë fitorja ndaj Manchester Cityt duket goxha zor. Të dyja ekipet janë të motivuara për një titull, për ti shpëtuar fytyrën trajnerëve, dhe sidomos milionave të harxhuar nga sheikët.

6. PSV – Ajax (e diel, ora 15n5)

Dështimet e kombëtares së Holandës nuk janë faj i selektorit. Është faj i nënshtrimit të ekipeve kryesore të kësaj lige ndaj gjigantëve tjerë evropian që i shfrytëzojnë këto ekipe si ferma derisa shumica e lojtarëve holandez lëshojnë vendin për të ngrohur edhe bankat rezervë të ekipeve në luftë për mbijetesë në Gjermani e Itali.

p

Të dyja kanë mungesë të talentit vendor, por suksesi i Ajaxit është befasues këtë sezon. Kanë ekip jashtëzakonisht të njomtë të udhëhequr nga trajner i porsaardhur në fillim të sezonit. Titulli i Feyenoordit është zier në vite dhe më në fund duhet tu shërbehet. Ata duhet të mposhtin Vitessen e Milotit në derbin tjetër që nis dy orë e pesëmbëdhjetë minuta më herët se kjo ndeshje.

7. Galatasaray – Fenerbahce (e diel, ora 6)

Pavendosmëria ka sjell ekipin më të suksesshëm turk në këtë pozitë që janë sot. Kanë nisur sezonin me një trajner që dukej si ‘nën-nivelin’ e Galatasarayit, kanë ndërruar trajnerin me një trajner jo aq me përvojë. Me ardhjen e tij Igor Tudor ka eksperimentuar me formacionin, me lojtarët dhe tani jo që mbesin larg luftës për Ligën e Kampionëve, por rrezikojnë edhe Evropën me formën e shkëlqyeshme të Trabzonsporit.

[

Fenerbahçe ka pasur më shumë probleme. Por, janë këndellur disi. Të dyja ekipet kanë nevojë për ndryshime në verë, sidomos në lidhje me lojtarët e tyre të mbi-paguar dhe talentet që u rrinë më shumë të lënduar se në fushë të blertë.

8. Real Madrid – Barcelona (e diel, ora 15n9)

‘El clasico’ e famshme i gjen të dy kundërshtarët në ndoshta pozitën më të pabarabartë viteve të fundit. Reali është në rrugë të bërjes së historisë, mbrojtjes së titullit të Ligës së Kampionëve. Një sukses i tillë do të vuloste këtë gjeneratë edhe mbi atë të galaktikëve të viteve 2000ta. Kanë një ekip të mbushur me talente dhe një trajner fillestar, por që po del të jetë i jashtëzakonshëm në menaxhimin e ekipit.

d

Në anën tjetër Barcelona tashmë jashtë Evropës, me talente poshtë nivelit të saj, një trajner në dalje, dhe me Messin një vit jashtë përfundimit të kontratës, ka shumëçka për të menduar mirë e gjatë. Vera do të jetë e nxehtë jo vetëm në plazhet e kësaj qendre spanjolle. Por, para verës është koha të kthejnë motivimin me një fitore në Santiago Bernabeu, diçka e pamundur, por jashtëzakonisht jetëdhënëse për ta. Ky ‘el clasico’ është më i rëndësishëm për Barcelonën se sa për Realin!

9. Lyon – Monaco (e diel, ora 9e15)

Kemi dëgjuar e parë Mbappen, Silvan, Lemarin, Bakayokon, Mendyn e Fabinhon te Monaco. Ka qenë një periudhë jo e shkurtër në zhvillimin e këtyre talenteve, periudhë që ka kërkuar durimin e madh të Leonardo Jardim dhe rusëve të Monacos. Nuk dihet se çfarë qasje do të ketë ndaj këtyre talenteve këtë dhe verat tjera, sidomos nëse stolisen me titull, Dmitry Rybolovlev, por dihet se çfarë do të ketë Aulas.

s

Lyoni nuk do të kthehet në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Por, nuk janë pa talente, shumicën e të cilave do të shiste trefish më shtrenjtë se çfarë janë, Aulas. Për të vërtetuar vlerën e tyre të vërtetë, sidomos të ‘njëqind’ milionëshit Lacazette dhe talenteve tjera si Fekir, Ghezzal, e Tolisso atëherë lëshojani një sy kësaj ndeshjeje, së paku në pushimin e ‘el clasico’.


SPONSOR

Emër i ri për Ligue 1

Ligue 1

Emër i ri për Ligue 1

21/04/17 @ 09:03

SHPRESA E KOSOVËS

Loti Celina vazhdon kontratën

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Loti Celina vazhdon kontratën

21/04/17 @ 08:41

BESIKTAS-LYON

Penalltitë çojnë Lyonin përpara

Europa League

Penalltitë çojnë Lyonin përpara

20/04/17 @ 23:43

SCHALKE-AJAX

Ajax ngrin Schalken

Europa League

Ajax ngrin Schalken

20/04/17 @ 23:37

UNITED-ANDERLECHT

Rashford çon Unitedin përpara

Europa League

Rashford çon Unitedin përpara

20/04/17 @ 23:34

GENK-CELTA

Celta, gj’finalisti i parë

Europa League

Celta, gj’finalisti i parë

20/04/17 @ 22:56

DELEGIMET PËR XHIRON XXVII

Përcaktohen referët e xhiros XXVII

FFK Superliga

Përcaktohen referët e xhiros XXVII

20/04/17 @ 15:29

GJYKIMI

Referi i El Clasicos, shpreson në ndeshje me pak gabime

La Liga

Referi i El Clasicos, shpreson në ndeshje me pak gabime

20/04/17 @ 15:15

REAL MADRID

Bale i kthehet stërvitjeve

La Liga

Bale i kthehet stërvitjeve

20/04/17 @ 14:46

DYSHJA E EPËRME

Niklit dënim me të holla, Prishtinës ndalesë shikuesish

FFK Superliga

Niklit dënim me të holla, Prishtinës ndalesë shikuesish

20/04/17 @ 13:46

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05

REFERI I FIFAs NË DERBI

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

FFK Superliga

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

16/05/24 @ 16:44

GRUPI A - GJERMANIA

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

Evropiani/Bundesliga

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

16/05/24 @ 15:01

VENDIMET E KDE-së

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

FFK Superliga

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

16/05/24 @ 13:19


 
Të gjitha lajmet nga