LEO MESSI & CRISTIANO RONALDO
9 vite dominim
13 December, 2016 @5:19
Janë bërë plotë nëntë vite prej se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur standard të ri të Topit të Artë, të futbollistit të vitit në botë.
Dyshja, tashmë epike, pasi që edhe Cristiano Ronaldo kaloi fituesit e mëparshëm me tre Topa të Artë, kanë dominuar plotësisht në 9 vitet e fundit të futbollit botëror dhe kanë treguar se janë një tjetër dimension.
E gjitha filloi në vitin 2008, kur Cristiano Ronaldo, si lojtar i Manchester Unitedit fitoi Topin e Artë.
Në vitin 2009 erdhi Topi te Messi. Argjentinasi vazhdoi dominimin për të fituar katër herë radhazi këtë çmim, deri në vitin 2012.
Vitet 2013 dhe 2014 iu rikthyen Cristianos që u ngrit me forcimin e Real Madridit.
2015-ta ktheu Messin në fron përsëri dhe 2016-ta bëri Cristiano Ronaldon njeriun e padiskutueshëm për këtë trofe këtë vit, pasi që fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe titullin e parë të Kampionit Europian me/për Portugalinë.
Në fund, Messi me 5, Cristiano me 4, janë hapa përpara historisë së deritashme të futbollit, pasi që dyshja me cilësitë, aftësitë dhe punë - e popullarizuan futbollin edhe më shumë sesa që pritej.
Sot Cristiano Ronaldo me 31 vjet, ndërsa Lionel Messi me 29 vjet - ende numërohen si më të mirët - dhe do të duhet punë e madhe nga talentët gjithandej botës për të arritur nivelin e dyshes - që shënuan dekadën e fundit të futbollit botëror në çdo aspekt.
FITUESIT MË TË SHPESHTË TË TOPIT TË ARTË:
Lionel MESSI (ARG) | 5 | ||
Cristiano RONALDO (POR) | 4 | ||
Michel PLATINI (FRA) | 3 | ||
Johan CRUYFF (HOL) | 3 | ||
Marco VAN BASTEN (HOL) | 3 |