SHPËTIM BABAJ DEMANTON MEDIAT SHQIPTARE

99% i Hajvalisë
8 January, 2016 @15:02
Shpëtim Babaj, mesfushori i Hajvalisë që erdhi aty nga Trepça në fillim të këtij stinori, ka thënë se ai është dhe do të mbetet lojtar i Hajvalisë deri në fund të karrierës.
“99% do ta mbyll karrierën te Hajvalia,” ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit nga paralagjja e Prishtinës.
Babaj, përndryshe është edhe agjent i lojtarëve, ndërsa dje në mediat shqiptare është raportuar se ai ka nënshkruar me Bylisin, kurse vetë lojtari ka bërë të ditur se ka qenë prezent atje për të përfunduar negociatat lidhur me transferimin e Samir Sahitit nga Trepça’89 te Bylisi.