BALOTELLI
99.9% rossoner
26 July, 2014 @13:04
Sulmuesi impulsiv i Italisë, Mario Balotelli, do të mbetet edhe më tej lojtar i Milanit. Kjo sipas raporteve të fundit nga mediat italiane, që citojnë drejtorin e klubit, Adriano Galliani duke thënë.
“Balotelli asnjëherë nuk ka kërkuar që të largohet nga klubi. Ai do të qëndrojë në Milan. Kërkoni përqindje? Pra 100% nuk ka asnjëherë në treg të lojtarëve, por 99.9% ka,” kanë qenë fjalët e Gallianit të thëna karshi reporterëve të shumtë transmeton Foot Italia.
Me këtë drejtori Galliani ka lënë të kuptohet se Balotelli mbetet në Milan, kurse Rossonerët janë në këmbë për të gjetur një angazhman kudoqoftë - për të larguar Robinhon nga ekipi.