DARDANËT
A do të jenë 30%?
9 November, 2021 @11:19
Kosova zhvillon miqësore me Jordaninë të mërkurën më 10 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri. Ndeshja nis në ora 18:00 ndërsa FFK ka bërë të ditur se biletat për këtë ndeshje janë vënë në shitje prej të hënës, 7 nëntor.
Pritet të shihet se sa do të jetë interesimi i publikut për këtë ndeshje, pos Dardanëve që gjithmonë janë në vendin e tyre.
A do të mbushet në 30 përqindëshin - që lejohet sipas MSH-së Fadil Vokrri nesër pasdite, apo Dardanët e fushës nuk do të kenë përkrahjen nga të katër anët e stadiumit në këtë duel?
Përndryshe, FFK ka bërë të ditur se një person mund t’i blejë deri në dy bileta me letërnjoftim, ndërsa çmimet janë si zakonisht: Veri, Jug - 5 euro; Lindje - 10 euro; Perëndim - 20 euro.
Gjithashtu, duhet të kihet parasysh se FFK ka bërë të ditur se biletat shiten vetëm në dyqanet e Artmotion në Prishtinë dhe nuk ka cekur që ato shiten në qytetet tjera!