FORMACIONET E MUNDSHME

Foto: uefa.com via Getty Images
A do të ketë rikthim të madh në Anfield?
14 April, 2021 @13:51
Liverpool sonte do të ketë punë të vështirë në duel ndaj rekord-kampionit të Evropës, Real Madrid.
Madrilenët fituan ndeshjen e parë 3-1, ndërsa Liverpool sonte duhet që të fitojë minimalisht me 2-0 për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Jurgen Klopp është duke kaluar ditë jo të mira në Premier League, por ecuria në Ligë të Kampionëve po vazhdon mirë.
Real në anën tjetër është në formë të mirë në secilën garë, qoftë në kampionatin spanjoll qoftë në Evropë.
Formacionet e mundshme për sonte:
LIVERPOOL: Alisson Becker; Alexander-Arnold, Ozan Kabak, Phillips, Robertson; Thiago, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Jota, Mané.
REAL MADRID: Courtois; Odriozola, Nacho, Éder Militão, Mendy; Kroos, Casemiro, Modrić; Asensio, Benzema, Vinícius Júnior.
Dueli nis në 21:00 në Anfield Road të Liverpoolit.