Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGUE 1

A po kthehet Lille?!

REUTERS/Robert Pratta

A po kthehet Lille?!


15 February, 2013 @10:03

Ish kampioni françez, Lille, i cili shiti futbollistët më të mirë të saj aktualisht gjindet në pozitën e dhjetë të tabelës në Ligue 1 dhe sonte takohet me Rennes-in që po përjeton formë shumë të mirë. 

Në stadiumin Villeneuve d’Ascq Lille do të luftojë për fitoren e radhës, pasi që e mposhtën Lyonin javë më parë në stadiumin Gerland. 

Futbollistët e Rudi Garcias janë duke e përjetuar kthimin në ekipet më të forta dhe dëshirojnë që këtë të vazhdojnë ndaj Rennesit sonte. Me Salamon Kalounë dhe Dmitri Payetin në sulm, kjo gjë është e mundshmë për Lille-in. 

Në anën tjetër, Rennes ka humbur mesfushorin më cilësor të tyre, Yann M’Vila, i cili pardje konfirmoi kalimin në ligën ruse, ku do të luaj për Rubin Kazanin. 

Përkundër se janë në vendin e pestë, me vetëm 3 pikë dallim nga vendi i tretë, Rennes, ka gjasa reale për të arritur aty dhe për të përjetuar Ligën e Kampionëve stinorin tjetër, për shkak të formës së dobët të Marseille-it. 



NDESHJA:

20:30 Villeneuve d'Ascq Lille Metropole - Stade de Rennais

 
Të gjitha lajmet nga