INTER
Lëndohet keq
15 February, 2013 @8:30
Inter mposhti Clujin 2-0 me golat e sulmuesit argjentinas, Rodrigo Palacio, por trajneri i tyre, Andrea Stramaccioni mendjen e kishte diku tjetër.
“Nuk mund t’i gëzohem edhe aq shumë fitores, për shkak se Milito u lëndua keq, duke e kthyer këmbën e majtë keq. Ai u largua nga fusha e lojës duke qarë. është lajm i keq, jam i afërt me atë dhe ndihem shumë keq,” ka thënë Stramaccioni për sulmuesin e tij Diego Milito. Argjentinasi Milito nuk e ka të përcaktuar ende datën e rikthimit në fushë.
Inter mposhti Clujin rumun në ndeshjen e parë në kuadër të Europa League, ndërsa këtë fundjavë takohet me Fiorentinën në Artemio Franchi.