LAZIO
Ndeshja e çmendur
15 February, 2013 @8:41
Një super ndeshje me gola plotë ndërmjet Borussia Monchengladbachut dhe Lazios që përfundoi 3-3, ka qenë pak e çmendur për trajnerin e romakëve, Vladimir Petkovic.
“Ishte pakës e çmendur kaf fundi kjo ndeshje. Ne dominuam pjesën më të madhe të lojës dhe përsëri më duhet të them se jam i këanqur me lojën e mirë të treguar të lojtarëve të mi për 90 minuta,” ka thënë Petkovic, njofton UEFA.
Gjermanët kanë qenë në avantazh 1-0, pas së cilës romakët kaluan në epërsi 1-2. Me dy gola të shpejtë në minutat 84 dhe 88, gjermanët pothuajse e fituan ndeshjen 3-2, por krejt në fund ishte sulmuesi shtatëgjatë çek Libor Kozak që shënoi në sekondat e fundit të takimit për 3-3.
Dy kosovarët Granit Xhaka dhe Lorik Cana hynë si zëvendësues në këtë ndeshje. Xhaka u fut në minutën e 75-të të ndeshjes, derisa Cana në minutën e 72-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë dhjetë minuta më vonë.