FERIZAJ

Abazi e nis me fitore
22 March, 2014 @15:54
Trajneri i ri i Ferizajit, Arsim Abazi, debutoi ashtu si deshti. Me fitore. Përkundër se vështirë, një gol i vetëm në ndeshje ka qenë i mjaftueshëm për ferizajasit që t’i kthehen fitoreve, pasi që në pranverë një gjë të tillë nuk e kishin shijuar.
Ka qenë Gëzim Rusi që në minutën e 32-të të ndeshjes shënoi për të dërguar ekipin e tij në avantazh, gol ky që doli të jetë përfundimtar i ndeshjes.
Ekipi mysafir kështu pësoi humbjen e parë në pranverë, pas dy fitoreve rresht dhe tani duhet të shpresojë për pikë në xhirot tjera ashtu që të arrijë mbijetesën në Superligë.
Ferizaji kalon në pozitën e tretë sot, derisa Fushë Kosova mbetet e fundit në tabelë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.