FREIBURG

Mehmedi vazhdon me gola
22 March, 2014 @12:34
Sulmuesi shqiptar i Freiburgut, Admir Mehmedi, mbrëmë ka shënuar golin e tetë të tij në Bundesligë për të nxjerrë ekipin e tij nga fundi i tabelës.
Freiburg shënoi fitore ndaj Werder Bremen 3-1 si vendas, derisa Mehmedi shënoi golin e tretë të ekipit të tij. Sulmuesi i lindur në Gostivar më parë asistoi në golin e dytë të ekipit të tij të shënuar nga F. Klaus.
Me këtë fitore Freiburg është ngjitur në pozitën e 14-të të Bundesligës duke dalë nga zona e rrezikshme, ku Mehmedi është sulmuesi kryesor i ekipit.
Mehmedi 23 vjeç kështu ka vazhduar me formën e tij të mirë dhe pritet të jetë i padiskutueshëm për listën e trajnerit zviceran Ottmar Hitzfeld për Kampionatin Botëror Brazili 2014.
Rezultatet dhe tabela aktuale.