BAYERN - MAN UTD

Përballje shqiptare!
21 March, 2014 @12:38
Dy nga futbollistët më të mirë shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj, do t’i matin forcat kundër njëri tjetrit.
Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës, deshi që Shaqiri i Bayernit dhe Januzaj i Manchester Unitedit të përballen njëri me tjetrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa përballja e skuadrave të tyre u cilësua si përballja më e vështirë dhe më interesante nga çiftet çerekfinaliste.