TREPÇA'89-HAJVALIA

BOROZANI/Erdis Driza
Xhiroja nis në Mitrovicë
21 March, 2014 @9:49
Pranvera në Superligë vazhdon me xhiron e XX të kampionatit sot, që nis me ndeshjen në Mitrovicë, ku takohen Trepça’89 dhe Hajvalia.
Mitrovicasit kanë bilanc një fitore dhe një humbje në pranverë, derisa mposhtën Dritën në shtëpi e pësuan nga Fushë Kosova si mysafir.
Hajvalia që ka nisur pjesën e dytë të stinorit me trajner Sunaj Keqin, ka pushuar në javën e parë duke marrë tre pikë dhe ka mposhtur Dritën - që do të thotë se ka arkëtuar maksimalen prej 6 pikëve - para përballjes së sotme.
Në takimin e tyre të stinorit vjeshtor të luajtur në Kishnicë, ndeshjen e kishte fituar Hajvalia me rezultat minimal 1-0.
Mitrovicasit sot në stadium do të presin edhe përkrahjen e tifozëve që festuan mbrëmë 30 vjetorin e themelimit të tyre.
Mëposhtë shikon orarin dhe datën e ndeshjeve tjera të Superligës, por edhe të Ligës së Parë të Kosovës - ku po mbretëron një luftëë e madhe për të arritur biletën që çon në Superligë.
Orari dhe datat e xhiros XX:
14:00 e premte, Mitrovicë | Trepça'89-Hajvalia | ||
14:00 e shtunë, Ferizaj | Ferizaji-Fushë Kosova | ||
14:00 e diel, Prishtinë | Prishtina-Drenica | ||
14:00 e diel, Skenderaj | Ferronikeli-Besa | ||
14:00 e diel, Gjilan | Drita-Trepça | ||
Llamkos Kosova, pushon |
Ndeshjet e Ligës së Parë:
1 | 14:00 e shtunë, Gjilan | Gjilani-Deçani | ||
2 | 14:00 e shtunë, Istog | Istogu-Rilindja | ||
3 | 14:00 e shtunë, Podujevë | Llapi-Kosova Prishtinë | ||
4 | 14:00 e shtunë, Obiliq | KEK-Vëllaznimi | ||
5 | 14:00 e shtunë, Suharekë | Ballkani-Lepenci | ||
6 | 14:00 e shtunë, Prishtinë | 2 Korriku-Ulpiana | ||
7 | 14:00 e shtunë, Prishtinë | Flamurtari-Dukagjini | ||
8 | 14:00 e shtunë, Prishtinë | Ramiz Sadiku-Liria |