Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN PAOLO

Porto feston në Napoli

REUTERS

Porto feston në Napoli


20 March, 2014 @22:55

Kampioni aktual i Portugalisë, Porto, është treguar arrë e fortë për Napolin në Itali. Nxënësit e Luis Castros, kanë arritur të kthehen në lojë dhe përkundër disavantazhit 1-0 nga pjesa e parë, kanë arritur të përmbysin gjithçka për të shënuar dy herë dhe për t’ia humbur shpresat napolitanëve me rezultat në fund, 2-2. 

Napoli me 1-0 siguronte vazhdimit, mirëpo, Portoja kërkonte një gol të vetëm si mysafir, që do ta bënte Napolin të kërkojë edhe dy gola tjerë për kualifikim në çerekfinale të Europa League. 

E posa erdhi goli i parë i portugezëve me anë të Nabil Ghilas, më Napoli dukej i dorëzuar - gjë që rezultoi edhe me një gol tjetër të shënuar nga Ricardo Quaresma për të vulosur Porton si çerekfinaliste e radhës në Europa League. Derisa goli i minutave të fundit të ndeshjes i shënuar nga Daniel Zapata për ekipin e Rafa Benitezit, ishte thjesht sa për statistikë. 

Ndeshja e parë e zhvilluar në Portugali kishte përfunduar me fitoren e Portos 1-0 dhe me rezultat të përgjithshë 2-3, portugezët ecin te 8 skuadrat më të mira të Europa League. 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League