JUVE ARENA

REUTERS/Arkiv
Pirlo vazhdon ëndrrën
20 March, 2014 @21:52
Një gjuajtje e lirë - përsëri - nga Andrea Pirlo ka vendosur duelin e së tetës së finales ndërmjet Fiorentinës dhe Juventusit të zhvilluar në Artemio Franchi.
Bianconerët kështu kanë siguruar çerekfinalen e Europa League, derisa ëndrra e tyre për të luajtur finalen e kësaj gare në stadium të vetin, po vazhdon.
Kampionit të Italisë i duhej patjetër goli, pasi që me rezultat 0-0, Fiorentina do të ecte përpara në saj të rezultatit të ndeshjes së parë 1-1 në Juventus Arena.
Por, Pirlo mjeshtërisht u përkujdes që të eliminojë Fiorentinës entuziaste të Vincenzo Montellas, që 20 minutat e fundit i luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq, pas dy të verdhave, të qendërmbrojtësit Gonzalo Rodriguez.