DORTMUND

Getty Images
Zenitit nuk i mjaftoi fitorja
19 March, 2014 @23:00
Fitorja në Rusi ndaj Zenitit me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë, bëri që Borussia Dortmund të festoj kualifikimin, megjithëse u mposht sonte.
Ekipi rus fitoi me rezultat 2-1 në stadiumin Signal Iduna Park të Dortmundit, por në fund nuk i’u gëzua fitores.
Braziliani Hulk shënoi golin e parë për Zenitin në minutën 16’, ndërsa rezultati u barazua në minutën 38’ me anë të golit të mesfushorit Sebastian Kehl.
Në minutën 73’ goli i sulmuesit venezuelas, Salomon Rondon, ia dha një tjetër shpresë Zenitit, mirëpo kjo ishte e tëra që mundi të bëj skuadra e Andres Villas Boas deri në fund të takimit.
Në fund rezultati i përgjithshëm ishte 5-4 në të mirë të Borussia Dortmundin, i cili u bë skuadra e dytë nga Gjermania, pas Bayern Munchenit, që u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.