REAL MADRID

Getty
Përfundon stinori për talentin Jese
19 March, 2014 @8:21
Pas lëndimit të djeshëm në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Schalkes, Jese Rodriguez, ka përfunduar stinorin.
Mjekët e klubit madrilen kanë konstatuar se Jese 21 vjeçar, që nisi mbrëmë ndeshjen nga minuta e parë, ka lënduar ligamentin kryesor të këmbës së tij të djathtë dhe për këtë aryse ai do të mungojë në ndeshjet tjera të stinorit.
Jese u zëvendësua në minutën e tetë të ndeshjes nga Gareth Bale pas lëndimit, derisa Real Madrid me rezultat të përgjithshëm 9-2 arriti kualifikimin në çerekfinale të Ligë së Kampionëve, ku të premten do të mësojë kundërshtarin e radhës.