STAMFORD BRIDGE

REUTERS
Mjaftoi pjesa e parë
18 March, 2014 @22:45
Kampioni i stinorit 2011/12 të Ligës së Kampionëve, Chelsea, ka arritur që për 45 minuta të përfundojë dilemën e çerekfinalistit të këtij stinori të Ligës së Kampionëve.
Me një gol të shpejtë në fillim të ndeshjes nga ana e kamerunasit Samuel Eto’o, Chelsea ka kaluar në epërsi në Stamford Bridge, që bëri pritje të mrekullueshme për ish sulmuesin e tyre që veshte sonte fanellën e rivalit, Galatasaray.
Më pas, pas një tollovie në mbrojtjen turke, qendërmbrojtësi anglez, Gary Cahill, goditi nga afërsia për rezultatin 2-0 që doli të jetë edhe përfundimtar i ndeshjes së kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Kështu, Chelsea me rezultat të përgjithshëm 3-1, është kualifikuar në rrjetin e 8 skuadrave më të mira të këtij stinori në Europë, shorti i së cilës do të hidhet të premten.