VILLAS BOAS

REUTERS
Në Rusi, te Zeniti
18 March, 2014 @9:24
E nisi vitin me Tottenham Hotspur për të gjetur në fund të stinorit një vend që çon në Ligën e Kampionëve. Rezultatet jo të kënaqshme çuan në shkarkimin e tij dhe tash, emërohet te një klub që është pranë eliminimit nga Liga e Kampionëve.
A do të ketë fuqi që Andre Villas Boas që në ditën e parë të tij si trajner i Zenit St Petersburgut të eliminojë finalistin e stinorit të kaluar, Borussia Dortmund, mbetet të shihet - por definitivisht është punë kolosale kjo dhe pa ndihmën e fatit, nuk arrihet.
Sidoqoftë, klubi rus ka njoftuar se ai do të prezentohet si trajner më 20 mars kur ndoshta ekipi i tij do të eliminohet, derisa kontrata e tij që nis në mars të këtij viti ka afat deri në fund të stinorit 2015/16.
Zenit St Petersburg do të zhvillojë ndeshjen e kthimit me Borussia Dortmundin të mërkurën më 19 mars duke ndjekur rezultatin 2-4 nga ndeshja e parë të cilën e patën fituar gjermanët.