OLD TRAFFORD

Getty Images
RVP-show në Old Trafford
19 March, 2014 @22:42
Sulmuesi holandez, Robin van Persie, ishte fatal sonte për skuadrën e Olympiakosit.
Ekipi grek i cili doli në fushën e stadiumit Old Trafford me epërsi 2-0 prej ndeshjes së parë, u mposht me rezultat 3-0 dhe u përshëndet nga Liga e Kampionëve, ndërsa që të tre golat i shënoi Van Persie.
Holandezi golin e parë e shënoi në minutën 25’ nga penalltia, për ta kaluar Manchester Unitedin në epërsi, ndërsa fare në fund para se të përfundoj pjesa e parë, ai e shënoi edhe golin e dytë.
Në pjesën e dytë Van Persiet i mjaftoi një goditje e dënimit për ta vulosur fatin e ndeshjes. Ai shënoi në minutën 52’ duke e dërguar duarthatë Olympiakosin në shtëpi pas rezultatit të përgjithshëm 3-2, derisa ekipi anglez festoi kualifikimin në çerekfinale.