Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEGJIONARËT

Ajeti asiston në fitoren e Baselit

REUTERS/Arkiv

Ajeti asiston në fitoren e Baselit


20 March, 2014 @23:37

Futbollisti shqiptar i Baselit, Arlind Ajeti ka asistuar sonte në golin e dytë të ekipit të tij për të vulosur kualifikimin e zviceranëve në çerekfinale të Europa League. 

Ajeti ka qenë shqiptari i vetëm që nisi ndeshjen nga fillimi për Baselin, derisa më vonë në ndeshje u inkuadruan edhe Naser Aliji dhe Taulant Xhaka. 

Te ekipi vendas i Salzburgut, Valon Berisha u inkuadra në 15 minutëshin e fundit, por nuk arriti të bëj diçka më shumë për të arritur çerekfinalen për austriakët. 

Në fakt, pas ndeshjes së parë të përfunduar në Basel 0-0, Salzburgu ia nisi më mirë ndeshjes. Çeku i Baselit, Marek Suchy u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10-të të takimit dhe ish futbollisti i Barcelonës Soriano, e pat lehtë të shënojë në minutën e 22-të në stadiumin e mbushur. 

Por, pjesa e dytë ishte një muhabet krejt tjetër, ku Basel së pari barazoi me anë të sulmuesit me përvojë, Marco Streller, e mëpastaj edhe Gaston Sauro, pasi që pranoi topin nga Ajeti. 

Basel do të mësojë kundërshtarin e çerekfinales nesër në shortin e UEFA-së, në mesditë. 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League