ROJA

REUTERS/Arkiv
Derbi andaluzian i Europa League, Sevillës
20 March, 2014 @23:56
Derbi lokal i Andaluzisë në Spanjë, Sevilla-Real Betis, që u zhvillua në kuadër të Europa League - i takoi Sevillës.
Të kuqtë e këtij qyteti kanë festuar pas penalltive sonte, duke u bërë skuadra e fundit që arrin çerekfinalen e Europa League.
Për më tepër, dy ndeshjet, që kaluan në frymë të derbive - u fituan në stadiume të kundërshtarit! Në ndeshjen e zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan të Sevillës, fitoi Real Betisi javën e kaluar 0-2, ndërsa sonte në Benito Villamarin të Betisit, fitoi Sevilla 0-2.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe pasi që nuk kishte më gola, u ekzekutuan penalltitë, ku portieri i Sevillës mbrojti shutin e pestë të Betisit për t’ia dhënë çerekfinalen ekipit të tij dhe për ta veshur qytetin në të kuqe.