Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEONIT ABAZI

Abazi tregon emocionet pas golit të fitores në minutat shtesë

Abazi tregon emocionet pas golit të fitores në minutat shtesë


27 February, 2021 @20:24

Goli i Leonit Abazi në minutën e gjashtë të kohës shtesë ishte vendimtar në fitoren e Prishtinës e cila e mposhti në Mitrovicë Trepçën ‘89 me rezultat 1-2.

RAPORTI I NDESHJES

Abazi në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur për golin edhe fitoren e skuadrës së tij.

”Çfarë të them përveç se nuk ka më lumturi se të shënosh në sekondat e fundit dhe t’i sjellësh skuadrës tre pikë të reja. Sinqerisht po ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për këtë fitore të merituar. Do të ishte shumë keq të dilnim me barazim, sepse barazimin do ta llogarisja sikurse humbje”, ka thënë Abazi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga