Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYKATA VENDOS

AC Milan duhet t’i paguajë Bobanit 5.3 milionë euro

AC Milan duhet t’i paguajë Bobanit 5.3 milionë euro


31 December, 2020 @3:28

Milan ka humbur rastin ndaj ish-drejtorit Zvonimir Boban, pasi që gjykata e Milanos ka vendosur se klubi rossoner do të duhet të kompensojë kroatin me 5.3 milionë euro.

Boban u shkarkua nga detyra në mars të vitit 2020 pas zënkës publike me shefin ekzekutiv Ivan Gazidis dhe La Gazzeta dello Sport ka raportuar se Milan obligohet të paguajë shumën e theksuar ndaj ish-drejtorit të klubit.

Boban kishte akuzuar klubin se nuk e kishin paralajmëruar atë për planin që përfshinte ardhjen e trajnerit Ralf Ragnick në klub, marrëveshje që më vonë dështoi.

Gazidis kishte shkarkuar nga detyra Bobanin për këtë çështje. Gazeta italiane ka raportuar se gjykata milaneze ka vendosur në favor të kroatit, por çështja nuk ka përfunduar ende, pasi që rossonerët pritet të ankohen në vendimin e gjykatës.


 
Të gjitha lajmet nga