Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I MADH

Advocaat ka gati listën për Shqipërinë

REUTERS/Arkiv

Advocaat ka gati listën për Shqipërinë


29 September, 2014 @22:05

Strategu holandez, Dick Advocaat, që ka marrë për detyrë të kualifikojë Serbinë në EURO 2016 ka bërë të ditur se e ka të gatshme listën e futbollistëve për ndeshje kundër Armenisë dhe Shqipërisë. 

Shqipëria, që është në grupin e njejtë me Serbinë në kualifikime, do të ndeshet me kundërshtarin në Beograd më 14 tetor. 

Në mesditën e së mërkurës, njoftojnë mediat serbe, Advocaat ka thirrur një konferencë për shtyp ku do të bëj të ditur emrat e futbollistëve të ftuar për këto ndeshje. 

Shqipëria tre ditë para duelit me Serbinë, pret Danimarkën në Elbasan. 


 
Të gjitha lajmet nga