Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Afati i janarit në Bundesliga

Foto: FCBayern Official

Afati i janarit në Bundesliga


Shkruan: LUAN MORINA

8 February, 2018 @13:07

Bayernliga është një ligë e kategorive të ulëta të futbollit gjerman, e ndarë në disa niveleve dhe grupe. Nuk është Bundesliga siç do ta quanin një pjesë e konsiderueshme të cilët vlerësojnë një ligë vetëm në bazë të renditjes tabelare.

E vërtetë që Bayerni është larg mbi të tjerët, dhe çdo lojtar i lirë si rasti i Leon Goretzkas zgjedh Bayernin. Por, këtu nuk është faji i Bayerni sa ndoshta i qyqarllëkut dhe frikës për të sfiduar Bayernin. Tekefundit, jo pahiri janë ekipi më i mirë gjerman, dhe me këtë sistem të ndërtuar tashmë sa kohë, pa nijet për të ndërruar, do të vazhdojnë të jenë.

Bayern

Janë edhe 17 ekipe tjera në Bundesligë, prej të cilave deri tashti së paku gjysma konkurrojnë për Ligën e Kampionëve, gjysma për mbijetesë, dhe gati dy të tretat për Europa League.

Befasia më e mirë del të jetë Frankfurti që vazhdon të konkurrojë për pozitën e nënkampionit edhe pse për nga cilësia e emrave janë larg Leipzigut e Dortmundit. Të dyja këto kanë pasur një gjysmë-vjetor të dobët. Borussias po i hakmerret ndërrimi i panevojshëm i trajnerit duke shënuar një humbje për Watzken, i cili me shitjen e Aubameyangut, gati përgjysmë më pak se që kërkonin në verë ka rreshtuar humbjen tjetër. Në fakt një shumë e tillë është mbi realen e vlerës së gabonezit. Dortmundi po kthehet në një fermë të ngjashme me Ajaxin, dhe në një spital ku gati gjysma e ekipit startues kanë qenë prezent me lëndimet që nuk kanë të sosur.

Eintracht Frankfurt

Leipzigu po ka probleme me sezonin e dytë. Goxha shumë i ka dëmtuar Evropa dhe asgjë më mirë nuk ju dëshmon se kanë nevojë për përvojë krahas grumbullit të talenteve që kanë. Ekipe të talentuara janë edhe Schalke, Leverkusen, e Monchengladbach. Te Schalke, Tedesco ka bërë gjëra të mira, ngjashëm si Herrlich tek Leverkusen edhe pse ka stabilizuar ekipin më vonë. Edhe në ekip kanë bazë të mirë dhe Evropa s’duhet tu ikte kësaj radhe. Por, mund të përjetonin një kthim mbrapa në formë, siç po ndodh me Leipzigun.

E edhe më mirë kjo dëshmohet me Augsburgun të cilët vitin e kaluar luftonin për mbijetesë, e tashti përsëri janë kthyer në luftë për Evropën. Hoffenheim e Hertha kanë pësuar rënie forme në krahasim me vitin e kaluar. Por, asnjëra nuk rrezikon të bie nga liga.

Milot Rashica

Koha për një rifillim është tek Hamburger SV. Bashkë me ta do të preferoja të shihja edhe Wolfsburgun në Bundesliga 2, edhe pse ‘ujqit’ kanë investuar e janë përpjekur që të krijojnë një ekip të mirë. Ndërrimet e shumta në trajnerë kanë pasur efekt negativ. HSV nuk lodhet. Interesante do të jenë paraqitjet e Rashicës tek Werderi. Shpresoj ta shohim edhe vitin e ardhshëm në Bundesliga. E Rashica duhet të ngrit edhe nivelin e angazhimit, pasi është në nivel më të lartë se Eredivisie. Përndryshe mund të pësoj kthesën më negative në karrierën e tij. Kam frikë se do të ketë probleme pasi Werderi nuk luan në formacionin e tij të preferuar, por shpresoj në më të mirën për të. Ngjashëm edhe më të mirën për HSV-në që do të ishte rënia nga liga.

E Bundesliga është larg ‘përfundimit’. Ka shumë talente për të parë, shumë ndeshje të bukura me rikthime senzacionale e gola shumë për tu parë. Edhe këtë gjysmë-vjetor.


LONDRA

Luis Enrique në krye të Chelseat!

Premier League

Luis Enrique në krye të Chelseat!

08/02/18 @ 11:34

ITALIA

Di Biagio e kthen

Liga e Kombeve/International

Di Biagio e kthen

08/02/18 @ 11:17

PRIMAVERA TIM CUP 17/18

Shqiptarët çojnë Milanin në finale

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Shqiptarët çojnë Milanin në finale

08/02/18 @ 08:52

FERIZAJI

Drejt bregdetit për përgatitje

FFK Liga e parë

Drejt bregdetit për përgatitje

07/02/18 @ 21:35

LIRIA

Liria organizon miqësore ndaj Rahovecit

FFK Superliga

Liria organizon miqësore ndaj Rahovecit

07/02/18 @ 20:43

KUPA E TURQISË

Fenerbahçe fiton dhe kalon në gjysmëfinale

International

Fenerbahçe fiton dhe kalon në gjysmëfinale

07/02/18 @ 20:34

KF LLAPI

Me barazim mbyll përgatitjet

FFK Superliga

Me barazim mbyll përgatitjet

07/02/18 @ 20:17

KAPITENI I SHKUPIT

Orhan Ibishi te Besa

Futsall Superliga/Transfere

Orhan Ibishi te Besa

07/02/18 @ 15:48

KRYETARI

Rizgjedhet

FSHF Kategoria Superiore

Rizgjedhet

07/02/18 @ 13:45

MARCA

Lewa opcion?!

Bundesliga/La Liga/Transfere

Lewa opcion?!

07/02/18 @ 10:19

PREJ KAZAKISTANI NË SUPERIORE!

Ish reprezentuesi i Kosovës i bashkohet Partizanit

FSHF Kategoria Superiore/International/Transfere

Ish reprezentuesi i Kosovës i bashkohet Partizanit

29/09/24 @ 15:24

FITORE NË START!

Prizreni e nis stinorin me fitore ndaj Vëllaznimit

FHK Superliga

Prizreni e nis stinorin me fitore ndaj Vëllaznimit

29/09/24 @ 15:02

11-SHET

Formacionet zytare: Gjilani - Prishtina

FFK Superliga

Formacionet zytare: Gjilani - Prishtina

29/09/24 @ 14:06

11-SHET

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Mlisheva

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Mlisheva

29/09/24 @ 14:03

I KTHEHEN FITORES, PAS 5 XHIROSH

Kapiteni Jahaj kthen Istogun te fitorja

FFK Liga e parë

Kapiteni Jahaj kthen Istogun te fitorja

28/09/24 @ 22:13

VIDEO

Highlights: Vëllaznimi-Trepça

FBK Superliga

Highlights: Vëllaznimi-Trepça

28/09/24 @ 22:07

RRESHTOJNË FITORET!

Fitorja e tretë me radhë për Dritën

FFK Superliga

Fitorja e tretë me radhë për Dritën

28/09/24 @ 21:46

FITORE BINDËSE

Ballkani shpërthen ndaj Ferizajit në krizë!

FFK Superliga

Ballkani shpërthen ndaj Ferizajit në krizë!

28/09/24 @ 20:48

FITORE E RADHËS E KAMPIONIT

Trepça kalon lehtë Vëllaznimin

FBK Superliga

Trepça kalon lehtë Vëllaznimin

28/09/24 @ 20:30

11-SHET

Formacionet zyrtare: Ballkani - Ferizaj

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Ballkani - Ferizaj

28/09/24 @ 14:09


 
Të gjitha lajmet nga