HOLANDEZI

Ajax konfirmon shitjen e Blind te United
1 September, 2014 @21:06
Skuadra e Ajaxit ka konfirmuar shitjen e mesfushorit që luan edhe si mbrojtës, Daley Blind. Blind i është bashkuar ashtu si edhe u përfol radhëve të Manchester Unitedit dhe do të jetë përforcim i radhës i Louis Van Gaalit, që e njeh mirë lojtarin nga reprezentacioni holandez.
Për më tepër, vetëm mbrojtësi i Argjentinës, Marcos Rojo, ka krijuar më shumë raste në Botërorin e fundit sesa Blind. E Rojo, gjithashtu u transferua javë më parë te Djajt e Kuq.
Daley Blind është djali i ish lojtarit të famshëm të Ajaxit dhe përfaqësueses holandeze, Dany Blind. United i ka paguar 15 milionë euro Ajaxit për lojtarin në fjalë.