NGA FRANCA

Stambouli në Tottenham
1 September, 2014 @19:09
Skuadra londineze e Tottenham Hotspur ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish kampionin e Francës, Montpellier, për mesfushorin, Benjamin Stambouli, që mund të luaj edhe në mbrojtje.
Ish lojtari i përfaqësueses U-21 të Francës, Stambouli do të jetë transferi i gjashtë i Mauricio Pochettinos prej se morri drejtimin e Gjelave nga Tim Sherwood.
Ben Davies, Michel Vorm, Eric Dier, DeAndre Yedlin dhe Federico Fazio, gjithashtu iu bashkuan ekipit gjatë verës.
Stambouli duket të jetë përforcimi i fundit i Tottenhamit në ditën e mbylljes së pazarit veror. Ekipet nuk kanë bërë të ditura shumën e transferit të Stamboulit.
Tottenham, pas dy fitoreve në dy xhirot e para, u mposht nga Liverpooli si vendas në fundjavën që shkoi.