URUGUAJANI

Hull City, me rekord transfer
1 September, 2014 @17:45
Sulmuesi uruguajan i Palermos, Abel Hernandez, është rekord transferi i ekipit të Premier League, Hull City.
Hernandez 24 vjeçar është qendërsulmues dhe është një golashënues i dalluar. Hull City ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare me uruguajanin.
Tigrat kanë paguar në arkën e Palermos afro 15 milionë euro për transferimin e tij, derisa ai ka shënuar 14 gola në Serie B stinorin e kaluar.