BRAZILI
Robinho merr ftesë nga Dunga
1 September, 2014 @16:29
Ish sulmuesi i skuadrave europiane, Robinho, që tashmë djersit fanellën e Santosit në elitën braziliane, është rikthyer në përfaqësuese.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat e këtij vendi, që kanë shkruar se Robinho ka marrë ftesën si zëvendësues i Hulkut nga Zenit St Petersburg, që është i lënduar.
Robinho deri më tani ka 92 paraqitje për Kariokat, derisa Brazili do të ndeshet me Kolumbinë dhe Ekuadorin në miqësoret e kësaj jave.
Brazili, pas largimit të Luis Felipe Scolarit, ka emëruar ish kampionin Botëoror, Dunga, si përzgjedhës të kombëtares.