GRUPI C: AJAX - BESIKTAS

Ajaxi s’gabon, 6 pikë pas 2 ndeshjeve
28 September, 2021 @20:40
Gjashtë pikë pas dy ndeshjeve për Ajaxin në grupin C të Ligës së Kampionëve.
Sonte skuadra holandeze fitoi 2-0 ndaj Besiktasit, për t’u ngritur kështu në kreun e renditjes, të paktën përkohësisht.
Berghuis (17’) dhe Haller (43’) shënuan për Ajaxin sot, e skuadra turke ndeshjen e mbylli pa gol, ndërkohë që pas dy ndeshjeve të para akoma mbetet pa pikë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi sonte takohen Dortmundi dhe Sportingu i Lisbonës në Gjermani.