MEDIA TIRANASE
Ajeti bashkëlojtar me Memushajn?!
22 June, 2016 @12:28
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, mund të bëhet bashkëlojtar i Ledian Memushajt te Pescara, ka shkruar sot Panorama Sport tiranase.
Ajeti, që përfundoi stinorin e kaluar te Frosinone në Serie A, me lojërat e treguara në EURO 2016 dhe zënien e vendit të kapitenit Lorik Cana si dhe marrjen e çmimit “lojtari i ndeshjes” ndaj Rumanisë, ka bërë që ekipi i Pescaras të shfaq interesim për të.
Ajeti është 22 vjeç, 184 centimetra i gjatë dhe është veshur 11 herë kuqezi duke shënuar një gol.