TE KAMPIONI
Nga Trepça’89 te Skënderbeu
22 June, 2016 @8:34
Mesfushori i deritashëm i Trepçës’89, Argjend Mustafa, është lojtar i ri i kampionit të Shqipërisë, Skënderbeu.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi korçar, ndërsa Mustafa ka lidhur kontratë 3 vjeçare me ekipin.
Prej Superligës së Kosovës në Ligë të Kampionëve
Stinorin që e lamë pas, Mustafa shënoi dy gola në Superligë të Kosovës.
Argjendi mund të merr pjesë edhe në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve nëse ekipi korçar del i pastër në CAS. Rival i Skënderbeut në xhiron e dytë kualifikuesë për Ligë të Kampionëve është Ferencvarosi hungarez.