NË KRYEQYTET
Dy talentë, promovohen te Prishtina
22 June, 2016 @12:19
Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, sot ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me dy talentë potencial.
Fjala është për futbollistin e Drenicës, Granit Jashari (vjen nga Drenica U-19, 17 vjeç) dhe Kastriot Selmanin (vjen nga SH. F. Prishtina, 16 vjeç), prej të cilëve ky i pari është pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19.
Jashari është mesfushor qendror, ndërsa Selmani është sulmues krahu dhe të dy prej sot kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin bardhekaltër.