Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Aksham: Raundi i dytë i bisedimeve FFK - Ersun Yanal

Aksham: Raundi i dytë i bisedimeve FFK - Ersun Yanal


3 February, 2022 @12:20

E përditshmja turke, Aksham, vazhdon pohimet se FFK është duke u takuar me trajnerin e mirë njohur turk Ersun Yanal.

Në numrin e sotëm ajo ka botuar shkrimin që këtë muaj do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve FFK - Yanal, për të qartësuar gjërat para marrëveshjes potenciale.

FFK kishte mohuar për mediat vendore se ka pasur kontakte me trajnerin turk gjatë janarit, kur kishin dalë pohimet e para për bisedimet mes tyre.

“Pas takimit të parë të Ersun Yanalit dhe FFK-së në takimin e dytë pritet që të bisedohen çështje më të detajuara. Derisa të mirren vendimet nga ky takim, ajo që dihet është se Yanal po e shikon si mundësi këtë rast të paraqitur për të, ndërsa nëse marrëveshja arrihet, atëherë nënshkrimi mes palëve do të ndodh gjatë muajit shkurt,” ka shkruar ndër të tjera Aksham, edhe në faqen online të saj.

Kosova që nga tetori është pa selektor, pasi që  shkarkoi Bernard Challandesin nga detyra. Ekipin në ndeshjet e mbetura kualifikuese për Katar e kishte drejtuar slloveni Primoz Gliha.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova