Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOSKË

Alarmi, ngrin futbollistët e Bayernit!

Xherdan Shaqiri shihet që ka qenë me fanellë para gjumit, derisa alarmi i nxorri jashtë në Moskën e ftohtë me temperaturë 5 shkallë Celzius.

Alarmi, ngrin futbollistët e Bayernit!


29 September, 2014 @12:05

Futbollistët e Bayern Munchenit kanë vrapuar për të dalë jashtë nga hoteli, ku po qëndrojnë në Moskë. 

Kjo pasi që një alarm zjarri në hotel ka bërë që forcat e hotelit të nxjerrin të gjithë mysafirët jashtë, në rrugët e ftohta të Moskës në mëngjesin e hershëm sot. 

Futbollistët e Bayernit përkundër se dukeshin në disponim, është dashur të durojnë temperaturat e ftohta ruse për një orë, derisa hoteli lajmëroi se problemi është zgjidhur dhe mysafirët mund të kthehen në dhoma. 

Kampioni i Gjermanisë është duke qëndruar në Moskë këto ditë për shkak të ndeshjes që e kanë ndaj CSKA Moskës, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. 

Arena Khimki quhet fusha ku CSKA do ta pret Bayernin në ndeshjen e Grupit E të Ligës së Kampionëve, që nis nesër në ora 18:00 me kohën tonë. 

Bayern ka fituar ndeshjen e parë të Grupit E ndaj Manchester Cityt 1-0, me golin e shënuar nga Jerome Boateng në fund të takimit, derisa CSKA Moska ka pësuar debakël në Romë 5-1



FAKT:

Temperatura natën në Moskë mund të bie deri në 2 gradë Celzius. Mbrëmë ka qenë 5 gradë, kur bavarezët qëndruan jashtë për një orë.

 
Të gjitha lajmet nga