Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - ARBËRIA

Albert Dabiqaj i sjell 3 pikë Feronikelit

FOTO / Feronikeli

Albert Dabiqaj i sjell 3 pikë Feronikelit


21 November, 2020 @16:48

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, ka fituar duelin në mes të Arbërisë me rezultat minimal 1-0 [ Albert Dabiqaj 43’].

Goli i shënuar në minutën e 43’ nga Albert Dabiqaj, mjaftoi për 3 pikë për skuadër e Feronikelit.

Në pjesën e dytë nuk kishte ndonjë rast për t’u përmendu dhe kështu përfundoi ndeshja me triumfin e djelmoshave të trajnerit Klodian Duro.

Në këtë ndeshje gjithashtu debutoi edhe përforcimi i ri i skuadrës Marko Simonovski, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 80’.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e tretë e Feronikelit, kurse Arbëria e regjistroi humbjen e shtatë.

Në xhiron tjetër Nikli takohet me Dritën, derisa Arbëria me Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga