ALBIAN AJETI DREJT BUNDESLIGËS

Albiani në Bundesligë
8 January, 2016 @20:05
Albian Ajeti, sulmuesi 18 vjeç i Baselit, prej sot është lojtar i ri i Augsburgut në Bundesligë.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit të tij të deritashëm Basel, që ka shkruar se Ajeti ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Bundesliga deri më 30 qershor 2020.
Nesër, Ajeti do të niset për në Spanjë, saktësisht në Marbella, ku do t’i bashkohet përgatitjeve të skuadrës së tij të re dhe do të njoftohet me bashkëlojtarët e ri të tij.