Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËR

Albion Avdijaj te Tirana

Albion Avdijaj te Tirana


Teksti: Koha

24 July, 2020 @13:52

Kampionia e posashpallur e Shqipërisë në futboll, Tirana, ka zyrtarizuar të enjten transferimin e parë për edicionin e ri të garave.

Për Tiranën do të luajë sulmuesi kosovar, Albion Avdijaj. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur për dy vjet.

“Avdijaj, me një karrierë të pasur jashtë vendit, vjen si një vlerë e shtuar në familjen bardh e blu”, thuhet në njoftim.

Avdijaj ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës. Më pas i luajti dy ndeshje për Kosovën e në fund ishte te U-21 e Shqipërisë.

Ai është i lindur në Zvicër, ku edhe është zhvilluar si futbollist. Ka luajtur për Grasshopperin, Vaduzin, Wolfsburgun II, Debrecenin dhe Viborgun.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore