Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 2-0 MALISHEVA

Albion Rrahmani me gol, Ballkani ngritet

Albion Rrahmani me gol, Ballkani ngritet


25 November, 2021 @15:24

Me mjaft vështirësi Ballkani ka arritur te fitorja e sotme ndaj Malishevës rezistente, ndërsa fitorja e suharekasve erdhi vetëm kur mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë.

Ballkani mposhti Malishevën 2-0 [Albion Rrahmani 76, Ermal Krasniqi 90p.] pasi që nga minuta e 69 e ndeshjes ekipi i Arsim Thaçit luajti me dhjetë lojtarë, kur Hasan Hyseni u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të rrezikshme.

E zëvendësuesi Albion Rrahmani, që kishte shkëlqyer për Malishevën në stinorin e kaluar, i shënoi ish ekipit pas një asistimi të Meriton Korenicës për t’ia sjellë rehatinë dhe epërsinë suharekasve.

TABELA AKTUALE

Më pas Ballkani tentoi edhe një herë me Rrahmanin, por portieri i disponuar i Malishevës Flamur Gashi përsëri doli në mbrojtje të ekipit, pasi që kishte shpëtuar portën mbi pesë herë sot nga tentimet e vendasve.

Gjithsesi Malisheva rrezikoi portën e Stivi Frashërit, ku shtylla e shpëtoi atë nga barazimi, pas një tentimi të Gentrit Ullurit nga largësia.

E kur lojës iu afrua fundi Ballkani fitoi edhe një penallti, të cilën e realizoi Ermal Krasniqi për përfundimtaren 2-0.

Fitorja ngrit Ballkanin në pozitë të dytë të renditjes tabelare, ndërsa Malisheva regjistron humbjen e tetë të stinorit dhe mbetet e parafundit në renditje pas xhiros XV.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga